Shkencëtarët kinezë nisen për ekspeditën e 50-të oqeanike

2018-07-15 10:41:44 CRI Komenti juaj Printoni

Dhjetra shkencëtarë kinezë u nisën për një mision të ri kërkimor në Paqësor.

Ekuipazhi i anijes kineze drejt Paqësorit perëndimor përbëhet nga 160 oqeanografë dhe studiues nga fusha të tjera.

Projekti është pjesë e një marrëveshjeje mes autoriteteve kineze dhe Autoritetit Ndërkombëtar të Shtratit të Detit për të kryer kërkime në thellësi dhe për mbrojtjen e mjedisit ujor.

Misioni do të zgjasë afro gjysmë viti. Ekspedita e grupit do të mbulojë një hapësirë të përgjithshme rreth 15 mijë milje nautike. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore