Investitorët amerikanë, optimistë për tregun kinez pavarësisht mosmarrëveshjes tregtare

2018-07-15 10:41:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kompanitë amerikane që zhvillojnë veprimtarinë në Kinë janë ende optimiste për perspektivat e tyre të rritjes, pavarësisht tensioneve të tanishme ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

"KraneShares" me bazë në Nju Jork është një kompani amerikane që ushtron aktualisht aktivitetin në Kinë.

Shefi i Investimeve Brendan Ahern thotë se kompania ka besim se ekonomia e Kinës do të vazhdojë të rritet dhe të krijojë mundësi për investitorët e huaj.

"Ka mundësi të shkëlqyera në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe të energjisë së pastër, pa harruar "Një brez, një rrugë". Për më tepër kemi përfshirjen e MSCI-së, që tregon se si i ka hapur dyert Kina për investitorët dhe kompanitë e huaja. Ne besojmë se rritja e vazhdueshme e ekonomisë së Kinës është në rrugën e duhur dhe do të vazhdojë të rritet. Prandaj, ne do të vazhdojmë të investojmë në Kinë".

Administrata e Trump-it njoftoi këtë javë se po përgatitet të vendosë tarifa shtesë me vlerë 200 miliardë dollarë amerikanë ndaj importeve kineze.

Sipas të dhënave të fundit, të paktën tre të katërtat e mbi 400 kompanive amerikane që ushtrojnë aktivitetin në Kinë kanë pasur fitim vitin e kaluar. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore