Dekada për t'u ndërtuar, sekonda për t'u prishur

2018-07-15 09:57:12 CRI Komenti juaj Printoni

Çështjet diplomatike rrallë shfaqen në titujt kryesore të gazetave. Por arritjet e diplomacisë, marrëveshja bërthamore e Iranit, marrëveshja e Parisit për Klimën dhe sistemi global i tregtisë për shembull, janë prezantime të shkëlqyera në raftet që meritojnë respekt dhe mirëmbajtje të kujdesshme.

Por, vjen presidenti i ShBA-së Donald Trump, duke u zotuar të lëkundë themelet e sistemit, si një dem i xhindosur, duke sfiduar të gjitha arsyet ekonomike dhe politike. Është një çmenduri e vërtetë nga pikëpamja e interesave kombëtare.

Heroi i tij, kryeministri britanik në kohën e luftës, Winston Churchill e përshkroi diplomacinë si, "artin patriotik të gënjeshtrës për të mirën e vendit tënd" ose si "artin e të thënit njerëzve të shkojnë në ferr në mënyrë të atillë sa që të të pyesin për rrugën".

Presidenti i ShBA-së duket se ka ndalur leximin e aforizmave të Churchill-it në "ferr".

Marrëveshje të thyera me një shtrembërim dhe asnjë mendim apo kujdes për pasojat - për vendin e tij ose për të tjerët.

Këtë e shohim më së miri tek sulmet e tij tregtare ndaj aleatëve dhe konkurrentëve, duke kërcënuar pasurinë me të cilën mburret vazhdimisht në vendin e tij.

Fakti që bota është e ndërlidhur, që vendet mund të punojnë së bashku për përfitim të përbashkët, duket se ka humbur tek Trump-i. Vendosja e tarifave ndaj aleatëve në Europë dhe Kanada është duke ulur besimin dhe duke dëmtuar marrëdhëniet, duke sulmuar Kinën me tarifa edhe më të larta, rrezikojnë vendet e punës dhe prosperitetin e mbarë globit.

Politika e jashtme e ShBA-së ka mbajtur shpesh një element ngacmimi - kërcënimin. Por tani çdo hollësi ka shkuar. Nuk ka pretendime me Trump-in. Loja është afatshkurtër dhe me fitime zero. Ai duhet të jetë FITUESI, dhe kjo do të thotë që të tjerët duhet të humbasin.

Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk janë një marrëveshje biznesi. Marrëveshjet shumëpalëshe kërkojnë vite për t'u ndërtuar, sekonda për t'u prishur. Marrëveshjet e Iranit dhe të Parisit vazhdojnë të mbijetojnë, pavarësisht përpjekjeve të Trump-it për t'i zmbrapsur ato, por këto tërheqje të ShBA-së kanë zvogëluar Uashingtonin.

Kur humbet besimi, kur bindja bëhet e fuqishme dhe pa kompromis, kur një partner bëhet i dyshimtë, rreziqet - veçanërisht për ekonominë globale - janë të dukshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore