Aleatët e NATO-s mohojnë fjalët e Trumpit

2018-07-14 13:03:23 CRI Komenti juaj Printoni

Më 12 korrik, krerët e shteteve anëtare të NATO-s mbajtën një takim urgjent në Bruksel mbi rritjen e shpenzimeve ushtarake. Për këtë çështje ekziston një mosmarrëveshje midis presidentit të ShBA-së Donald Trump dhe vendeve të NATO-s mbi atë nëse duhet të rriten shpenzime ushtarake.Pas takimit, presidenti i SHBA-së Trump tha se aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të rrisin në përmasa të mëdha shpenzimet ushtarake dhe të përmbushin më shpejt shpenzimet ushtarake në objektivin e 2% të PBB-së. Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, përfshi kryeministrin kanadez Trudeau, thanë se deri tani palët e ndryshme nuk kanë arritur ende një konsensus të tillë.

Po atë ditë, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Giuseppe Conte thanë gjithashtu se anëtarët e NATO-s nuk kanë arritur një konsensus të ri mbi rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Objektivi aktual është ende 2% të PBB-së përkatëse deri në vitin 2024.

Disa analistë amerikanë besojnë se mosmarrëveshja e Trump-it me aleatët e tij pas samitit të NATO-s më 12 korrik tregon dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjera të NATO-s.Disa diplomatë europianë thanë për mediat se Trump-i ka përjashtuar Europën në fazën e përgatitjes së këtij takimi,prandaj Europa duhet të përgatitet për gjendjen më të keqe. Për shembull, ka gjasa që Trump mund të shpallë ngrirjen e stërvitjeve ushtarake në Europë ose tërheqjen e trupave amerikane nga shtetet baltike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore