Xi bën thirrje për përmirësimin e aftësive të novacionit për teknologjitë kyçe dhe thelbësore

2018-07-14 10:29:17 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping mbikëqyri një takim mbi financat, duke e vënë theksin tek zhvillimi teknologjik.

Me këtë rast, presidenti Xi Jinping bëri thirrje për një mekanizëm që do të ndihmojë në krijimin e më shumë teknologjive nëpërmjet objektivave qeveritare.

Masat e sugjeruara përfshijnë riorganizimin e procesit të miratimit, si dhe menaxhimin e projekteve të fokusuara në kërkimin shkencor dhe teknologjik. Vlerësimet dhe shpërblimet në shkencë dhe teknologji do të përmirësohen, ndërsa do të sigurohen më shumë të dhëna nga njerëzit në terren.

Në fokus do të jetë gjithashtu tërheqja e shkencëtarëve të nivelit të lartë.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore