BE-ja planifikon të forcojë mbrojtjen e kufirit me 10 mijë policë

2018-07-14 10:28:29 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioneri për çështjet e brendshme, migracionin dhe shtetësinë në Bashkimin Europian Dimitris Avramopoulos tha më 12 korrik se BE-ja po diskuton për formimin e një forcë policore kufitare prej mbi 10 mijë vetash për të forcuar mbrojtjen e kufijve të BE-së me jashtë.

Të njëjtën ditë, shumë ministra të brendshëm të vendeve të BE-së u takuan në Insbruk të Austrisë. Në konferencën për shtyp pas takimit, Avramopoulos tha se numri i refugjatëve që hynë në BE-në në vitin 2017 duket më i ulët se në vitin 2015 dhe do të reduktohet më tej në vitin 2018, duke treguar se përpjekjet e BE-së në bashkëpunim me vendet fqinjë kanë arritur rezultate. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore