Trump pret nënshkrimin e një marrëveshje tregtare me May-n

2018-07-14 10:26:29 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, që ndodhet për vizitë në Britaninë e Madhe, tha më 13 korrik se "Brexit" është një "shans" që dy palët duhet ta kapin në mënyrë të vendosur. Shtetet e Bashkuara presin të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.

Trump tha në një konferencë për shtyp se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe janë aktualisht në "nivelin më të lartë të marrëdhënieve të veçanta", por marrëveshja e tregtisë dypalëshe duhet të jetë e drejtë dhe me përfitime reciproke.

Kryeministrja britanike Theresa May tha në konferencën për shtyp se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë negociuar tashmë një "Marrëveshje ambicioze për tregtinë e lirë".

Më parë, mediat britanike njoftuan se gjatë vizitës së tij, Trump tha se programi i ri "Brexit" në Britani ndoshta do të jetë një pengesë për arritjen e një marrëveshjeje tregtare midis dy palëve, por shefi i Shtëpisë së Bardhë e mohoi këtë në konferencën për shtyp.

Mrekulli
Lajmet Kryesore