Roli i Kinës në OBT është rritur tepër që nga pranimi i saj në të në 2001-shin

2018-07-13 19:40:20 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë, Roberto Azevedo, tha se që nga pranimi i Kinës në Organizatë, në vitin 2001, roli i saj në sistem është rritur shumë me eksportet që tashmë janë shtatë herë më të larta, ndërsa importet janë rritur me gjashtë herë.

Këtë javë, Kina i është nënshtruar për herë të shtatë rishikimit të politikës të saj tregtare (TPR) nga OBT-ja.

Shefi i kësaj Organizate u shpreh se ai beson që Kina do të jetë pjesë e përpjekjeve për ta bërë organizatën edhe më efektive.

Azevedo shtoi se OBT-ja gjithashtu ka bërë më të mirën e mundshme për të paralajmëruar të gjithë palët përkatëse se masat mbrojtëse të tregtisë nuk "do të ndihmojnë askënd", duke thënë se "të gjithë humbasin në këtë skenar, madje edhe ata që mendojnë se mund të fitojnë." (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore