Xi Jinping u takua me delegacionin e drejtuar nga Lian Zhan

2018-07-13 18:53:50 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping, u takua të premte paradite me një delegacion me përfaqësues nga qarqe të ndryshme të Tajvanit, të drejtur nga ish-kryetari i Partisë Guomindanase, Lian Zhan.

Gjatë takimit, Xi Jinping theksoi se rrugëtimi dhe vullneti i popullit nuk mund të pengohen."Ne kemi besim të plotë dhe aftësi të mjaftueshme për të ndjekur drejtimin e duhur dhe për të nxitur zhvillimin paqësor të marrëdhënieve midis të dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit, si dhe për të nxitur më tej procesin e ribashkimit të atdheut," tha Xi Jinping.

Ai shprehu gjithashtu shpresën se bashkatdhetarët nga të dy brigjet e Ngushticës do të përpiqen së bashku të zbatojnë Konsensusin e vitit 1992 që pasqyron parimin e "një Kine" dhe do të kundërshtojnë "Pavarësinë e Tajvanit", duke zgjeruar bashkëpunimin e dy brigjeve në fusha të ndryshme dhe duke forcuar miqësinë me njëri-tjetrin, për të shkruar së bashku kapitullin e ri të rilindjes kombëtare.

Lian Zhan paraqiti në këtë takim katër propozime: respektimin e parimit "një Kine", paqjen mes dy brigjeve, bashkëpunimin me leverdi reciproke dhe rilindjen e kombit kinez. Ai u shpreh se bazuar në Konsensusin e vitit 1992, palët duhet të konsolidojnë besimin reciprok politik dhe të rifillojnë dialogun, duke i trajtuar divergjencat politike sipas planit. (Çang Çuo/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore