Xhakartë: Pritje për 15-vjetorin e krijimit të partneritetit strategjik Kinë-ASEAN

2018-07-13 11:14:46 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e 15-vjetorit të krijimit të partneritetit strategjik Kinë-ASEAN, të enjten u organizuan në selinë e Sekretariatit të ASEAN-it në kryeqytetin e Indonezisë Xhakartë një pritje përkujtimore dhe ekspozita e pikturave "Bashkekzistenca paqësore". Në ceremoninë e hapjes, ambasadori i Kinës në ASEAN Huan Xilian mbajti fjalimin me titull "Të nisemi përsëri bashkërisht dhe të krijojmë një bashkësi më të ngushtë fatesh."

Huang Xilian-i u shpreh se, gjatë 15 vjetëve, besimi i ndërsjellë politik midis dy palëve është thelluar pandërprerë. Kina dhe ASEAN-i kanë zbatuar në mënyrë efektive "Deklaratën e sjelljes së palëve në Detin e Kinës Jugore", kanë nxitur aktivisht konsultimet mbi "Kodin e sjelljes në Detin e Kinës Jugore" dhe kanë arritur suksese të mëdha gjatë bashkëpunimit konkret. Vëllimi tregtar është ngritur nga 55.2 miliardë dollarë 15 vjet më parë në 514.8 miliardë dollarë në vitin 2017, duke u rritur kështu afro dhjetëfish. Për nëntë vjet me radhë, Kina është partnerja më e madhe tregtare e ASEAN-it dhe për shtatë vjet me radhë ASEAN-i është partneri i tretë tregtar i Kinës. Investimet e drejtpërdrejta midis dy palëve kanë arritur gjithsej afro 200 miliardë dollarë dhe shkëmbimet kulturore janë bërë më të ngushta.

Huang Xilian-i vuri në dukje më tej se presidenti kinez Xi Jinping ka propozuar ngritjen e nivelit të marrëdhënieve të partneritetit strategjik Kinë-ASEAN, për të krijuar një bashkësi fatesh të përbashkëta më të ngushtë ndërmjet dy palëve, duke treguar drejtimin e zhvillimit të ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Lidhur me luftën tregtare të shpërthyer nga ShBA-ja, Huang Xilian-i u shpreh se nga një luftë e tillë nuk ka të fituar. Shpërthimi i luftës tregtare shkel rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe një veprim i tillë dëmton veten e të tjerët, duke prekur gjithë palët. Kina është e gatshme që, së bashku me ASEAN-in dhe palët e ndryshme përkatëse, të shpejtojnë bisedimet mbi "Marrëveshjen për marrëdhëniet e gjithanshme të partneritetit strategjik rajonal", të kundërshtojnë me vendosmëri unilateralizimin e proteksionizmin tregtar dhe të mbrojnë bashkërisht sistemin e tregtisë shumëpalëshe të bazuar te rregullat, për t'i dhënë energji pozitive zhvillimit dhe përparimit të rajonit e të mbarë botës. (Du

Mrekulli
Lajmet Kryesore