"Tesla" do të hap një uzinë të re në Shangai

2018-07-13 11:11:37 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkia e qytetit kinez të Shangait thotë se uzina e re e kompanisë "Tesla" në Shangai, "Gigafactory 3", do të jetë projekti më i madh i prodhimit me investime të huaja në historinë e këtij qyteti.

Gjatë njoftimit të projektit këtë javë, "Tesla" tha se kapaciteti i plotë prodhues i kësaj uzine të re mund të arrijë në 500 mijë automjete elektrike në vit.

Bashkia e Shangait ka premtuar mbështetjen e vet të plotë për ndërtimin e uzinës dhe për përmirësimin e mjedisit të biznesit për ndërmarrjet e huaja.

"Tesla" ka deklaruar më parë se ajo do të sjellë modelet "S", "X" dhe "3" në Panairin Ndërkombëtar të Import-Eksportit të Kinës, që do të organizohet në nëntor në Shangai.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore