OSBE-ja: Gjendja në rajonin Donbas të Ukrainës ka lehtësim të dukshëm

2018-07-13 11:02:03 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryemonitoruesi kryesor i Misionit të Posaçëm Vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Ukrainë Alexander Hug tha se plani i ri i armëpushimit, i zbatuar qysh nga 1 korriku, ka pasur rezultat dhe gjendja në rajonin Donbas të Ukrainës Lindore është lehtësuar ndjeshëm.

Hug-u u shpreh në një konferencë shtypi se, sipas të dhënave të vëzhgimit në Donbas, megjithëse ka ende të shtëna sporadike, numri i rasteve të shkeljes së armëpushimit është ulur me 85% në krahasim me javën e kaluar. Ndërkohë, përdorimi i armëve të rënda, të ndaluara nga plani i armëpushimit, u pakësua me 94 %.

Sipas Hug-ut, shtatët ditët e kaluara kanë qenë të vetmet ku nuk ka pasur njoftime për viktima civile në kohët e fundit.

Në prill të vitit 2014, në rajonin Donbas të Ukrainës shpërtheu një konflikt në shkallë të gjerë mes trupave qeveritare dhe forca të armatosura civile. Pas ndërmjetësimit të bashkësisë ndërkombëtare, të dyja palët nënshkruan marrëveshje armëpushimi përkatësisht në shtator të vitit 2014 dhe shkurt të vitit 2015. Konflikti i armatosur në shkallë të gjerë tashmë është vënë nën kontroll, por incidentet e vogla të shkëmbimit të zjarrit ende nuk kanë pushuar. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore