Xi Jinping-u thekson forcimin e udhëheqjes së Partisë

2018-07-13 10:54:30 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës dhe presidenti i vendit Xi Jinping i ka nxitur zyrtarët qendrorë të Partisë dhe të shtetit të marrin rol drejtues në çështjen e mbrojtjes së autoritetit e të udhëheqjes së bashkuar të Partisë.

Ai u kërkoi këtyre zyrtarëve të studiojnë dhe zbatojnë frymën e Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së, që u zhvillua në tetorin e vitit të kaluar.

Zyrtarëve u kërkohet gjithashtu të ngulin këmbë në orientimin e drejtë politik, të ndjekin rreptësisht disiplinën partiake dhe të zbatojnë plotësisht vendimet e planet e Komitetit Qendror të PKK-së.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore