"Brexit", qeveria britanike shpall planin e ri

2018-07-13 10:49:24 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria britanike publikoi të enjten një plan të ri mbi "Brexit"-in, duke deklaruar që Britania do t'i propozojë BE-së krijimin e një zone të tregtisë së lirë Britani-BE pas "Brexit"-it. Opinioni publik në Britani e ka interpretuar këtë plan si një "'Brexit' të butë".

Në projekt propozohet që Britania të tërhiqet nga tregu i vetëm europian dhe bashkimi doganor i BE-së, duke siguruar kështu fleksibilitet për të negociuar marrëveshje tregtare me vendet e tjera të botës.

Plani parashikon gjithashtu përfundimin e lëvizjes së lirë të personelit mes Britanisë dhe BE-së deri në fund të periudhës kalimtare të "Brexit"-it, që është viti 2020. Megjithatë, në të njëjtën kohë theksohet që do të merren parasysh marrëdhëniet e ngushta dhe niveli i shkëmbimeve mes Britanisë e BE-së dhe do të merren masat përkatëse.

Sipas planit të mëparshëm, Britania duhet të tërhiqet zyrtarisht nga BE-ja më 29 mars 2019. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore