Japoni: Të paktën 200 të vdekur nga reshjet e shiut

2018-07-13 10:39:36 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 200 veta janë konfirmuar të vdekur pas shiut të madh që ra javën e kaluar në Japoninë Perëndimore.

Kryeministri Shinzo Abe tha të enjten se shumë persona të tjerë ende janë të humbur.

Shumica e vdekjeve janë raportuar në Hiroshimë dhe në zonën përreth.

Rreth 7000 veta janë strehuar në qendrat e evakuimit, por dërgimi i ndihmave është vonuar për shkak të dëmtimit të rrugëve.

Sipas Konsullatës së Përgjithshme të Kinës në Osaka, deri të enjten nuk ka njoftime për viktima në radhët e shtetasve kinezë.(Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore