Komisioni i BE-së ul parashikimin për rritjen ekonomike të Eurozonës sivjet

2018-07-13 10:25:38 CRI Komenti juaj Printoni

Në raportin "Parashikimi ekonomik europian" për verën e vitit 2018, të publikuar të enjten nga Komisioni Europian, thuhet se, si pasojë e tensioneve tregtare të nisura nga ShBA-ja, e ngritjes së çmimit të naftës dhe e faktorëve të tjerë të rrezikut, parashikohet se rritja e ekonomisë së Eurozonës sivjet do të jetë 2.1%, më e ulët se 2.3% e parashikuar në maj.

Sipas raportit, në vitin 2019 ekonomia e Eurozonës do të rritet me 2%, po aq sa ishte edhe parashikimi i majit.

Nën ndikimin e ngritjes së çmimit të energjisë, në raport parashikohet se sivjet dhe vitin e ardhshëm inflacioni mesatar i Eurozonës do të jetë 1.7 %, shifër kjo më e lartë se përkatësisht 1.5% dhe 1.6% të parashikuara në maj.

Komisionari i BE-së për Çështjet Ekonomike dhe Financiare Pierre Moscovici ka paralajmëruar që, nëse situata e nderë e tregtisë do të përshkallëzohet më tej, kjo do të ushtrojë ndikime negative jo vetëm mbi ekonominë e BE-së, por edhe atë amerikane. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore