Kina: Akuzat e ShBA-së, për nevoja të brendshme politike

2018-07-13 10:05:33 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë bërë një nga kritikat më të ashpra ndaj ShBA-së, pasi qeveria amerikane publikoi një raport mbi hetimin ndaj Kinës sipas "Nenit 301".

Ministria kineze e Tregtisë i ka quajtur të pabaza akuzat e ShBA-së ndaj Kinës për praktika të padrejta tregtare, duke thënë se ato bëhen nga Uashingtoni për nevojat e veta politike e për të penguar zhvillimin e Kinës.

Ministria gjithashtu ka theksuar se "problemet e thella" brenda ekonomisë dhe shoqërisë amerikane janë "shkaktuar plotësisht nga problemet strukturore në ShBA" dhe jo nga Kina.

Në deklaratë thuhet se kundërpërgjigjja e Kinës është e pashmangshme, për të mbrojtur interesat e veta kombëtare dhe globale.

Kina do të vazhdojë të nxitë Reformën e Hapjen dhe të punojë me pjesën tjetër të botës për të mbështetur tregtinë e lirë, vë në dukje Ministria kineze e Tregtisë në deklaratën e saj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore