Ministria e Tregtisë: Kina nuk e ka frikë luftën tregtare

2018-07-13 09:38:03 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze e ka paralajmëruar përsëri ShBA-në se përshkallëzimi i fërkimeve tregtare nga pala amerikane do t'i sjellë pasiguri ekonomisë globale, duke ritheksuar se Kina nuk e ka frikë luftën tregtare, nëse nuk ka mundësi të tjera.

Komentet bëhen një ditë pasi Pekini tha se do të marrë "masa të forta dhe të vendosura" ndaj kërcënimeve nga Uashingtoni për zgjerimin e listës së tarifave mbi mijëra lloje produktesh importi nga Kina.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Gao Feng thotë se e gjithë bota mund të bjerë viktimë e këtij veprimi të ShBA-së:

"Veprimi i ShBA-së po e fut ekonominë globale në kurthin e pasigurisë. Nëse zbatohet, do të ndikojë në më shumë kompani e konsumatorë të pafajshëm dhe do të ketë një ndikim shumë të madh mbi ekonominë botërore, madje mund të sjellë edhe recesion".

Duke i hedhur poshtë akuzat e ShBA-së si të pabaza dhe që shtrembërojnë faktet, Gao Feng tha se të gjitha vendet kanë të drejtën e zhvillimit, duke zbatuar politikat e duhura.

Ai shtoi se Kina do t'u përgjigjet ndikimeve negative të sjella nga konfliktet tregtare duke vazhduar rregullimet strukturore dhe duke zgjeruar lidhjet ekonomike me vendet e tjera.

Mrekulli
Lajmet Kryesore