Trump në samitin e NATO-s: Aleatët duhet të rrisin shpenzimet mbi mbrojtjen

2018-07-12 21:10:02 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në një konferencë shtypi të enjten pas përfunditmit të samitit të NATO-s në Bruksel, ku morën pjesë gjithë liderët e vendeve anëtare, se ai mori mbështetje të madhe nga anëtarët e tjerë të NATO-s lidhur me rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.

"Dje i kam lajmëruar ata se unë kam qenë jashtëzakonisht i pakënaqur me atë që po ndodh dhe ata kanë rritur ndjeshëm angazhimin e tyre", tha Trump.

"Gjithkush ka rënë dakord të angazhohet më tepër, ata do të angazhohen si kurrë më parë," tha Trump, duke shtuar se "tani ne jemi shumë të lumtur".

Para samitit, anëtarët e tjerë të NATO-s janë zotuar të rrisin buxhetet e tyre për mbrojtjen. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore