Kina: Për t'u smbrapsur nga lufta tregtare duhet "të shohësh punën tënde dhe ta bësh mirë atë"

2018-07-12 20:24:12 CRI Komenti juaj Printoni

Pas nisjes së luftës tregtare nga Shtëpia e Bardhë kundër Kinës, ish-kryetari i Rezervës Federale të ShBA-së Alan Greenspan, fituesi i Çmimit Nobel për Ekonomi Paul Krugman etj. kritikuan politikën e Trump duke thënë se "paguesit e vërtetë të tarifave do të jenë qytetarët amerikanë", "fitimi i ekonomisë amerikane do të jetë më i vogël dhe dëmet e shkaktuara më të mëdha". Por, Shtëpia e Bardhë nuk mori parasysh asnjë nga këto kritika dhe vazhdoi të ndjekë linjën e saj duke thënë se do të zbatojë listën e tarifave shtesë prej 10% ndaj produkteve të importuara nga Kina, me vlerë prej 200 miliardë dollarësh amerikanë.

Me përshkallëzimin e luftës tregtare, senati amerikan miratoi një rezolutë që i kërkon Trump-it se para se të nisë zbatimin e tarifave shtesë duhet të marrë miratimin e kongresit. Mediat amerikane mendojnë se kjo rezolutë tregon shqetësimin e senatorëve amerikanë mbi politikat e Trump-it.

Ndërsa pala kineze proteston seriozisht kundër veprimeve të administratës amerikane të cilat i konsideron të paarsyeshme dhe që po përkeqësojnë më tej luftën tregëtare midis dy vendeve dhe theksoi se do të marrë kundërmasat e nevojshme, ndërsa në politikat e saj vazhdon të nxisë realizimin e hapjes së tregut.

Menjëherë pasi Komisioni i Mbikëqyrjes së Letrave me Vlerë i Kinës njoftoi se individët e huaj që punojnë në pjesën kontinentale të Kinës do të lejohen të hapin llogari në tregun e aksioneve, më 10 korrik, Kompania amerikane e prodhimit të automjeteve, "Tesla", nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme në Shangai për ndërtimin atje të fabrikës së saj më të madhe në botë, jashtë tregut amerikan, ku ka në plan të prodhojë 500 mijë automjete me energji elektrike për çdo vit. Më 11 korrik, Bashkia e Çikago-s nënshkroi një plan 5 vjeçar me pushtetin vendor kinez që ka në fokus zhvillimin e bashkëpunimit me qeverinë kineze në fusha si kujdesi mjeksor, industria e prodhimit, novacioni teknologjik dhe financat etj.

Duket qartë se ShBA-ja po krijon zhurmë të madhe në arenën ndërkombëtare dhe në marrëdhënie me Kinën përsa i përket luftës tregtare, ndërsa Kina vazhdon të bëjë përpara në zhvillimet e saj sipas planit. Sepse Kina është e bindur dhe beson se edhe pse Shtëpia e Bardhë shkakton vetëm provokime, e rëndësishme është "të shohësh punën tënde dhe ta bësh mirë atë", kjo është edhe filozofia e Kinës për t'u smbrapsur nga lufta tregtare e nisur nga ShBA-ja.

Tani "të shohësh punën tënde dhe ta bësh mirë atë", do të thotë që Kina synon të realizojë zhvillimin e ekonomisë së saj me cilësi të lartë dhe të plotësojë kërkesat e popullit për një jetë më të mirë. Kina njëkohësisht ka për qëllim të luajë rolin e një vendi të madh të përgjegjshëm dhe të nxitë ndërtimin bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. Në tetorin e vitit të kaluar, Kongresi i 19-të i PKK-së bëri planin për të realizuar sa më mirë objektivat e tij. Ky plan ka një drejtim dhe qëllime të qarta dhe ndërmerr hapa të qëndrueshme. Prandaj Kina e vlerëson këtë luftë tregare të filluar nga ShBA-ja si një "shqetësim të rritjes". (Çang Çuo/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore