Xi Jinping-u do të marrë pjesë në Takimin e 10-të të Liderëve të BRICS-it

2018-07-12 18:33:41 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Lu Kang, njoftoi të enjten se me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa bin Zayid Al Nuhayyan, të presidentit të Republikës së Senegalit, Macky Sall, të presidentit të Republikës të Ruandës, Paul Kagame, të presidentit të Republikës së Afrikës së Jugut, Matamela Cyril Ramaphosa, kryetari i shtetit i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë nga 19 deri më 24 korrik vizita zyrtare në katër vendet e lartpërmendura.

Me ftesën e presidentit të Republikës së Afrikës së Jugut, Matamela Cyril Ramaphosa, presidenti i Kinës, Xi Jinpijng, do të marrë pjesë në Takimin e 10-të të Liderëve të vendeve anëtare të BRICS-it,nga 25 deri më 27 korrik, që do të organizohet në Johanesburg të Afrikës së Jugut.

Pas përfundimit të vizitave zyrtare në katër vendet e mësipërme dhe Takimit të 10-të të Liderëve të vendeve anëtare të BRICS-it, gjatë kthimit në Kinë, kryetari Xi do të ndalojë për një vizitë miqësore në Mauritius. (Çang Çuo/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore