Kinë, NSh-të ofrojnë performancë të fortë në gjashtëmujorin e parë

2018-07-12 18:31:14 CRI Komenti juaj Printoni

Fitimet e ndërmarrjeve shtetërore qendrore të Kinës (NSh-të) u rritën 23 për qind në gjysmën e parë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se fitimet e kombinuara të NSh-ve të Kinës arritën në rreth 888 miliardë juanë, ose 133 miliardë dollarë amerikanë, në periudhën janar-qershor të këtij viti.

Në qershor, fitimet e ndërmarrjeve qendrore vendase u rritën 26 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur një nivel historik prej mbi 200 miliardë juanë. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore