Furnizimi i sojës është i garantuar në tregun e Kinës

2018-07-12 18:27:31 CRI Komenti juaj Printoni

SHBA-ja është eksportuesi i dytë më i madh i sojës në botë dhe Kina është importuesi më i madh në botë i sojës. Lufta më e madhe në historinë ekonomike të botës, e filluar nga ShBA-ja, do të ketë ndikime të mëdha në tregtinë e sojës në mbarë botën.

Krye-ekonomisti i Qendrës Kombëtare të Drithërave dhe Vajit të Kinës, Wang Liaowei, tha:

"Ndërmarrjet kineze filluan të pakësonin importin e sojës nga ShBA-ja që nga muaji qershor. Sipas statistikave, gjatë 3 javëve para 28 qershorit, soja amerikane nuk pati shitje të reja dhe kërkesa u pakësua prej 15 mijë tonë. Nëse çmimi i sojës amerikane është më i lartë se soja britanike, papjetër që ndërmarrjet kineze nuk do të blejnë sojën në tregun amerikan. Kërkesat e Kinës për importin e sojës do të shkojnë në Britani, Argjentinë etj. Në këtë mënyrë do të kemi ndryshim të gjithë logjistikës dhe për rrjedhim rindërtim të të gjithë tregtisë së sojës në botë."

Presidenti i Grupit "Zhongliang" (COFCO), Yu Xubo, u shpreh se tani kompania është lider në tregtimin e drithërave në Amerikën e Jugut, Detin e Zi etj. dhe se burimet e importit të prodhimeve bujqësore janë të shumëllojshme. Ai tha se "COFCO" mund të luajë një rol kryesor në tregtinë ndërkombëtare dhe se mund të plotësojë kërkesat brenda Kinës.

"Rritja e shitjeve dhe blerjeve të kompanisë mbulon tashmë mbi 50 vende e rajone. Vëllimi i tregtisë jashtë vendit i kaloi 100 milionë ton, sidomos kohët e fundit, pasi qeveria kineze publikoi një sërë politikash lehtësuese dhe numri i vendeve që importojnë sojë u rrit shumë, si përshembull India. Nga India ne importojmë sojë pa taksa, prandaj furnizmi i tregut të Kinës me sojë është i garantuar." (Çang Çuo/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore