Jinjiang-u i Kinës kthehet në "kryeqytet të markës"

2018-07-12 11:27:34 CRI Komenti juaj Printoni

Jinjiang-u është një qytet bregdetar në provincën Fujian të Kinës Juglindore. Gjatë 40 vjetëve pas reformës dhe hapjes së Kinës ndaj botës, Jinjiang-u, si një përfaqësues i zhvillimit të qyteteve të mesme dhe të vogla kineze, ka nxitur rregullimin e strukturës industriale me ristrukturimin dhe shkallëzimin si elemente kryesore. Si rezultat, shumë ndërmarrje të vogla, mikrondërmarrje dhe punishte kanë rritur forcën konkurruese të produkteve të tyre. Një numër i madh i ndërmarrjeve kryesore, si "Anta" etj., kanë dalë jashtë vendit, kanë krijuar markat kombëtare kineze dhe kanë paraqitur një shembull nga mund të mësohet për kalimin nga "Prodhuar në Kinë" në "Markën kineze".

Qyteti Jinjiang njihet si "kryeqyteti i këpucëve" për epërsinë që ka në prodhimin e këpucëve, dhe njëkohësisht njihet si "kryeqyteti i markës", sepse shumë nga kompanitë kryesore të këtushme po dalin jashtë vendit dhe kanë krijuar markat kombëtare kineze.

Grupi i njohur në Kinë dhe botë "Anta" është një prej tyre. Nënpresidentja e këtij Grupi Li Ling thotë: "Risitë dhe transformimi i produkteve tona përfshijnë së pari ngritjen e vlerës, rritjen e nivelit të dizenjimit të produkteve dhe përparimet shkencore dhe teknologjike. Së dyti është transformimi organizativ, transformimi i talenteve, i strukturës së kompanisë dhe i strukturës administrative. Së treti është transformimi i mënyrës së menaxhimit, duke përfshirë ndryshimin e mënyrës së menaxhimit të stilit të prodhimit të punishtes në mënyrën e menaxhimit të shitjes me shumicë dhe të markës. Tani ne kemi të dhëna të mëdha digjitale dhe një sistem të përparuar logjistik, dhe të gjitha këto kanë bërë që kompania jonë të realizojë funksionimin me efektivitet të madh në epokën e re të internetit."

Zhvillimi i kompanisë është i pandashëm nga talentet dhe transformimi e përmirësimi i industrisë janë të pandashëm nga talentet novatore. Vitet e fundit, bashkia e qytetit Jinjiang ka formuar shtatë institucione kërkimore-shkencore në rang kombëtar, dhe 13 qendra të punës akademike, duke krijuar një numër të madh platformash të kërkimit shkencor, si Parku Shkencor i Universitetit të Fuzhou-t etj. Të gjitha këto u kanë dhënë garanci talenteve për novacionin dhe zhvillimin e qytetit Jinjiang. (Du)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore