Botërori 2018, Manxhukiçi e çon Kroacinë në finale

2018-07-12 11:04:36 CRI Komenti juaj Printoni

Kroacia ka arritur për herë të parë në një finale të Kupës së Botës në futboll, me një fitore 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e zhvilluar në Moskë.

Sulmuesi i Juventusit, Mario Manxhukiç, shënoi golin e fitores për Kroacinë në kohën shtesë, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1.

Anglezët patën një fillim perfekt, me një gol të shënuar nga një gjuajtje e lirë nga Kieran Trippier që në minutën e 5-të të ndeshjes.

Megjithatë, ata nuk mundën ta ruanin epërsinë, pasi Ivan Perishiçi shënoi golin e barazimit në minutën e 68-të.

Për kroatët kjo ishte ndeshja e tretë radhas që luajtën me kohë shtesë, pasi më parë eliminuan Danimarkën dhe Rusinë me penallti.

Kroacia do të përballet me Francën në finale, që do të luhet të dielën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore