Kinë, nis ndërtimi i tunelit më të madh hekurudhor në tokë argjilore të kuqe

2018-07-12 10:47:01 CRI Komenti juaj Printoni

Një tunel hekurudhor afro 14 kilometra i gjatë, që lidh provincën Shaanxi dhe Rajonin Autonom Ningxia Hui, do të shënojë rekord si tuneli më i gjatë dhe me prerjen më të madhe në Kinë që kalon në një tokë argjilore të kuqe.

Kryeinxhinieri Chen Sun'en i Grupit të Tuneleve Hekurudhore të Kinës thotë: "Gjatësia e plotë e tunelit 'Qingyang' është afro 14 kilometra dhe prerja më e madhe e tij është mbi 164 metra katrore. Gjatësia e seksionit në argjilë të kuqe arrin në 12.5 kilometra, duke zënë 90% të gjatësisë së përgjithshme të tunelit. Ky është tuneli më i gjatë në argjilë të kuqe në Kinë, me prerjen më të madhe në ndërtim."

Tuneli planifikohet që të hapet për trafik në vitin 2020. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore