OKB-ja do të shtojë ndihmën humanitare ndaj Koresë së Veriut

2018-07-12 10:34:41 CRI Komenti juaj Printoni

OKB-ja do të shtojë ndihmën humanitare ndaj Koresë së Veriut për të përballuar sfidat e shumta, u shpreh të mërkurën zv.sekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare Mark Lowcock gjatë vizitës së tij në Phenian.

Sipas tij, ndihmat kryesore të OKB-së përfshijnë dhënien e 110 milionë dollarëve amerikanë nga vendet anëtare për të zgjidhur problemet në Korenë e Veriut si kequshqyerja e fëmijëve, mungesa e ujit të pijshëm dhe e barnave etj.

Vizita katërditore e Lowcokut, që filloi të hënën, është vizita e parë në shtatë vjetët e fundit e një zv.sekretari të përgjithshëm të OKB-së për çështjet humanitare në Korenë e Veriut.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore