Tajlandë: Gjenden të gjithë të humburit në aksidentin e mbytjes së anijes

2018-07-12 09:56:16 CRI Komenti juaj Printoni

Një tjetër trup është gjetur në zonën ku një anije turistike u përmbys dhe u mbyt javën e kaluar pranë ishullit të Phuketit në Tajlandë.

Deri tani janë konfirmuar dyzet e shtatë të vdekur në këtë incident.

Guvernatori i Phuketit thotë se të gjithë turistët e humbur tani janë gjetur:

"Gjithsej 89 turistë gjendeshin në anijen e mbytur 'Phoenix' dhe 42 prej tyre kanë mbijetuar. Gjashtë turistë të plagosur po trajtohen në spitalin 'Mission' të Phuketit dhe një tjetër ndodhen në spitalin 'Vachira' të Phuketit. Dhjetë turistë janë kthyer në Kinë dhe 25 të tjerët janë në Tailandë."

Një nga trupat e viktimave ndodhet nën anijen e mbytur dhe ende nuk është nxjerrë, për shkak të motit dhe arsyeve teknike.

Ushtria tajlandeze ka thënë se hapi i ardhshëm i punës së shpëtimit do të jetë nxjerrja e anijes.

Mrekulli
Lajmet Kryesore