Netanjahu takon Putinin për bisedime mbi Sirinë dhe Iranin

2018-07-12 09:48:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u takua të mërkurën me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, duke diskutuar kryesisht me çështje lidhur me Sirinë dhe Iranin.

Netanjahu theksoi lidhjet e mira midis Rusisë dhe Izraelit:

"Çdo vizitë, çdo takim mes nesh është një mundësi që ne të veprojmë së bashku për të stabilizuar gjendjen në rajonin tonë dhe për të rritur sigurinë e qëndrueshmërinë".

Izraeli ka thënë vazhdimisht se nuk do të lejojë një prani të përhershme të Iranit në Sirinë e pasluftës, por Moska ka paralajmëruar se nuk është realiste të pritet që Irani të tërhiqet tërësisht nga Siria.

Rusia ka mbajtur lidhje miqësore me Izraelin dhe ka treguar gatishmëri për të marrë parasysh interesat e tij të sigurisë.

"Jo vetëm bashkëpunimi ynë ekonomik, por edhe bashkëpunimi ynë politik dhe ushtarak është gjithashtu në një nivel të mirë," tha Putini.

Çështja e Sirisë pritet të zërë një vend të rëndësishëm në takimin e nivelit të lartë ShBA-Rusi javën e ardhshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore