Zyrtari i lartë kinez do të mbajë fjalim në Forumin Botëror të Paqes

2018-07-11 20:29:12 CRI Komenti juaj Printoni

Yang Jiechi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, do të mbajë një fjalim në Forumin e 7-të Botëror të Paqes, tha të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying.

Yang, gjithashtu drejtor i Zyrës së Komisionit për Punët e Jashtme të Komitetit Qendror të PKK-së, do të drejtojë sesionin e hapjes së forumit, i cili do të mbahet në Universitetin "Tsinghua" nga 14 deri më 15 korrik.

Forumi Botëror i Paqes, që organizohet nga Universiteti "Tsinghua" në partneritet me Institutin e Punëve të Jashtme të Popullit Kinez, është një seminar joqeveritar i nivelit të lartë që fokusohet në temat e sigurisë ndërkombëtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore