Kina: Tarifat e reja të ShBA-së do t'i dëmtojnë të gjithë

2018-07-11 17:22:36 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë shprehur kundërshtimin e tyre lidhur me njoftimin e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e tarifave të reja ndaj mallrave kineze me vlerë 200 miliardë dollarë amerikanë.

Në një deklaratë të saj, Ministria e Tregtisë e Kinës e ka quajtur një masë të tillë si një mjet përshkallëzimi, duke thënë se ShBA-ja po dëmton Kinën, gjithë botën dhe veten.

Zyrtarët e tregtisë thonë se qeveria kineze, si gjithmonë, do të detyrohet të marrë kundërmasat e nevojshme.

Në deklaratë gjithashtu i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbrojë rregullat e tregtisë së lirë dhe sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe të luftojë të ashtuquajturin "ngacmim tregtar".

Deklarata thekson se Kina do të paraqesë menjëherë një ankesë tjetër në OBT.

Mrekulli
Lajmet Kryesore