Kina: Veprimet e ShBA-së dëmtojnë rendin ekonomik botëror

2018-07-11 17:19:14 CRI Komenti juaj Printoni

ShBA-ja po planifikon të vendosë tarifa të tjera shtesë për mallrat që importon nga Kina me një vlerë prej 200 miliardë dollarësh. Duke folur lidhur me këtë në një forum mbi investimet të mërkurën në Pekin, ndihmësi i ministrit të Tregtisë të Kinës Li Chenggang theksoi:

"Tani tregtia ndërkombëtare ndodhet në një periudhë kaotike. Ne jemi të mendimit se pala amerikane po çrregullon procesin e globalizmit ekonomik dhe po dëmton rendin ekonomik botëror."

Li Chenggang-u tha gjithashtu se sivjet tregtia midis Kinës e SHBA-së ka ruajtur rritjen, por po shfaqen ndikimet negative të mosmarrëveshjeve tregtare. Sipas të dhënave të publikuara nga pala kineze, në gjashtëmujorin e parë të vitit, shpejtësia e rritjes së eksporteve të Kinës në ShBA u ul 13.9 pikë përqindjeje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në pesë muajt e parë, investimet e drejtpërdrejta jofinanciare të kompanive kineze në ShBA u ulën 21.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

"Pala kineze e ka kundërshtuar zbatimin nga ShBA-ja të tarifave shtesë për mallrat kineze me vlerë 34 miliardë dollarë amerikanë. Pala kineze është e detyruar të vendosë tarifa shtesë me përmasa dhe forcë të njëjtë ndaj një pjese të mallrave amerikane që importon. Lufta tregtare nuk ka fitues dhe prej saj do të humbin kompanitë e të dy vendeve. Bashkëpunimi është zgjedhja e vetme e drejtë e Kinës dhe ShBA-së," tha ndihmësi i ministrit të Tregtisë të Kinës Li Chenggang. (Çang Çuo)

Mrekulli