Kinë, CPI-ja u rrit 1.9% dhe PPI-ja 4.7% në qershor

2018-07-11 11:49:58 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave nga Zyra Kombëtare e Statistikave, Treguesi i Çmimeve të Konsumit (CPI) në Kinë, një matës kryesor i inflacionit, u rrit 1.9% me bazë vjetore në qershor, pak më shumë se shifra 1.8% e majit.

Zhang Liqun, studiuesi i Qendrës së Studimit të Zhvillimeve të Këshillit të Shtetit tha se prirja e çmimeve tregoi një ekuilibër më të mirë mes ofertës dhe kërkesës në treg.

"Prirja e çmimeve në gjysmën e parë të vitit ka reflektuar përmirësimin e lidhjes ofertë-kerkesë. Në përgjithësi, disa produkte dhe kapacitete të lira prodhimi janë eliminuar ose janë pakësuar dukshëm. Në të njëjtën kohë, oferta për produktet e shtrenjta dhe të reja për treg po rritet. Gjithashtu është forcuar më tej baza për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë." (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore