BE-ja dhe NATO-ja nënshkruan deklaratën e re të përbashkët

2018-07-11 11:46:31 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk‎ si dhe presidenti i Komisionit Europian Jean-Claud Juncker nënshkruan të martën në Bruksel një deklaratë të re të përbashkët mbi bashkëpunimin midis NATO-s dhe BE-së.

Në deklaratë vihet në dukje se nënshkrimi i këtij dokumenti të ri synon ritheksimin e domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe në të ardhmen të dyja palët do të arrijnë bashkëpunim edhe në manovrat ushtarake, luftën kundër terrorizmit, përballimin kundër sulmeve kimike, biologjike, radioaktive dhe bërthamore si dhe në fushat e paqes, të gruas dhe të sigurisë.

Në deklaratë përgëzohen përpjekjet e BE-së në forcimin e sigurisë dhe të mbrojtjes, ndërsa NATO-ja, si gur themeli i mbrojtjes kolektive të të gjithë aleatëve, do të vazhdojë të luajë rolin e saj të veçantë.

Në konferencën e shtypit të zhvilluar po të martën, Stoltenbergu tha se deklarata e re tregon dëshirën e dy organizatave për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit. NATO-ja ka rëndësi jetike për sigurinë e Europë-Atlantikut dhe pas tërheqjes së Britanisë nga BE-ja, afro 80% të shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s do të pagohen nga vendet jashtë BE-së, prandaj aleanca duhet të sigurojë që ato vende jashtë BE-së të marrin pjesë plotësisht në këtë bashkëpunim.

Në këtë konferencë shtypi, Tusk-u tha se deklarata e re do ta ngrejë bashkëpunimin midis BE-së dhe NATO-së në një nivel të ri dhe vendet anëtare të BE-së jashtë NATO-s do të përfshihen në bashkëpunim në mënyrë të gjithanshme. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore