Trump kritikon Euopën për shpenzimet ushtarake dhe çështjet ekonomiko-tregtare

2018-07-11 11:44:09 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump kritikoi përsëri të martën vendet europiane për shpenzimet ushtarake dhe çështjet ekonomiko-tregtare, duke argumentuar se vendi i tij është i mbingarkuar nga NATO-ja për shpenzimet ushtarake.

Në ditën e nisjes së tij në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, Trump tha se për çështjen e mbrojtjes, SHBA-ja ka kontribuuar shumë në NATO dhe ka dhënë të paktën 70% të shpenzimeve. Por, vendet europiane kontribuuojnë shumë pak.

"Në çështjet ekonomiko-tregtare, vitin e kaluar deficiti tregtar i ShBA-së me BE-në ishte 151 miliardë dollarë, ku duket qartë se ShBA-ja shfrytëzohet nga BE-ja.

Pas pjesëmarrjes në samitin e NATO-s, Trump do të vizitojë Britaninë dhe do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki të Finlandës.(Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore