Zvicra i kërkon OBT-së të zgjidhen mosmarrëveshjet mbi tarifat shtesë të ShBA-së

2018-07-11 11:39:00 CRI Komenti juaj Printoni

Zvicra ka bërë një ankesë pranë Organizatës Botërore të Tregtisë kundër tarifave "të padrejta" të ShBA-së mbi produktet e çelikut dhe aluminit zvicerian, thuhet në një deklaratë të publikuar të martën nga Ministria e Ekonomisë e Zvicrës.

Në dokument thuhet se përdorimi i "sigurisë kombëtare", si arsye e palës amerikane për vendosjen e tarifave doganore, është "pa bazë" dhe se Zvicra e mori këtë vendim ndaj mosreagimit të palës amerikane për kërkesën zyrtare të Zvicrës në marsin e sivjetshëm.

Sipas mekanizmit të OBT-së për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, palët përkatëse do të zhvillojnë konsultimet. Nëse konsultimet nuk do të kenë rezultat, Zvicra ka të drejtë t'i kërkojë Organizatës ngritjen e një grupi ekspertësh për gjykimin e rastit në fjalë.

Deri tani, Kanada-ja, Meksika, Norvergjia dhe Zvicra kanë nisur këtë proces në OBT, kundër vendimit të ShBA-së për vendosjen e tarifave doganore mbi produktet e importit të çelikut dhe të aluminit.

(Zhang Yan/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore