Shqipëria, hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

2018-07-11 11:35:21 CRI Komenti juaj Printoni

Në raportin për Shqipërinë në vitin 2018 Komisioni Europian pranoi që janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadorja Romana Vlahutin, u shpreh në fjalën e saj në konferencën me temë "Forcimi i kapaciteteve të profesionistëve të drejtësisë për të mitur – Qasja integruese", se fëmijët që kryejnë krime janë vetë viktima dhe theksoi ajo, "është e rëndësishme të kuptohet që një fëmijë nuk mund të rrijë në qeli si një i rritur, nuk mund të merret në pyetje si një i rritur dhe nuk mund të riedukohet si një i rritur".

Aktiviteti u zhvillua në Qendrën Sociale të bashkisë së Tiranës, në rrugën "5 Maji", përballë me shkollën "Ardian Klosi", për të cilën Vlahutin theksoi se "është një mjedis që mundëson që këta fëmijë të rriten ashtu siç duhet".

Vlahutin theksoi se, duhet të praktikohen qasjet e vendeve europiane për trajtimin e këtyre fëmijëve.

Ambasadorja e BE-së theksoi se, "nëse një fëmijë përsërit krimin, kjo nuk është tragjedi vetëm për jetën e tij, por për të gjithë shoqërinë".

"BE do të vazhdojë të japë mbështetje të plotë për të gjitha insitucionet që kontribuojnë për mbrojtjen e fëmijëve", -tha Vlahutin. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore