Botërori 2018, Franca kualifikohet në finale

2018-07-11 11:22:13 CRI Komenti juaj Printoni

Franca është kualifikuar në finalen e Botërorit 2018, pas fitores ndaj Belgjikës me rezultatin 1-0 në gjysmëfinalen në Shën Peterburg.

Mbrojtësi francez Samuel Umtiti shënoi golin e fitores në pjesën e dytë me një goditje nga këndi realizuar nga Antoine Griezmann.

Ekipi i trajnerit Didier Deschamps, "gjelat", arritën kualifikimin në finale pas 12 vjetësh.

Belgjika zotëroi 64 për qind të topit gjatë ndeshjes, por nuk arriti të shënonte pavarësisht disa rasteve të mira. (Jiang Lei)

Mrekulli