Tesla do të hapë fabrikë në Shangai, kapaciteti vjetor 500 mijë makina

2018-07-11 11:15:16 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtorit Ekzekutiv i kompanisë së makinave "Tesla", Elon Musk, mbylli një marrëveshje me autoritetet kineze për të ndërtuar një fabrikë të re në Shangai, fabrika e parë e kësaj kompanie që ndërtohet jashtë Shteteve të Bashkuara, e cila do të dyfishojë prodhimin global të kompanisë.

Prodhuesi i makinave amerikane nënshkroi marrëveshje me pushtetin vendor të Shangait, njësinë administrative të zonës në zhvillim "Lingang", si dhe Grupin "Lingang".

Kina synon të hapë dyert për sa më shumë talente dhe kapital të investuar nga prodhuesit global të automjeteve në teknologjinë e avancuar të automjeteve elektrike.

Tesla thotë se makinat e para do të prodhohen rreth dy vjetë pas fillimit të ndërtimit të fabrikës së saj në Shangai, duke arritur deri në 500 000 automjete në vit, rreth 2-3 vjetë më vonë. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore