Kore e Jugut, ShBA, anulohen stërvitjet ushtarake "Ulçi" të këtij viti

2018-07-11 11:08:27 CRI Komenti juaj Printoni

(Stërvitja  e përbashkët midis Koresë së Jugut dhe ShBA-së në vitin 2011)

Koreja e Jugut vendosi të anulojë stërvitjet e përvitshme ushtarake "Rojtari i Lirisë-Ulçi" të këtij viti për të ruajtur një atmosferë pozitive të diplomacisë bërthamore me Veriun.

Pezullimi i manovrave ushtarake ishte parashikuar që kur stërvitja e përbashkët vjetore midis Seulit dhe Uashingtonit u ndal menjëherë pas takimit të nivelit të lartë të muajit të kaluar midis presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit suprem të Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Song Young-moo, njoftoi nisjen e një programi të ri të mbrojtjes civile.

Stërvitja e re do të nisë vitin e ardhshëm dhe synon përgatitjen e civilëve, jo vetëm për sulmet ushtarake por gjithashtu për fatkeqësitë natyrore dhe sulmet terroriste. (Haris/Foto nga CFP)

Mrekulli
Lajmet Kryesore