Sistemi i ruajtjes për herë të parë në gjithë bregdetin

2018-07-10 11:51:27 CRI Komenti juaj Printoni

Komitetet e turizmit dhe task-forcat janë në krye të monitorimit të sezonit. Kështu deklaroi në Kuvend, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ndërsa njoftoi masat e marra për sezonin turistik.

"Ne sot jemi në mes të sezonit turistik një sezon, i cili ka filluar si rrallë herë shumë kohë më përpara, një sezon i cili është mëse premtues, një sezon i cili është i mbushur me turistë të huaj nga e gjithë bota, por përsëri kemi probleme, përsëri kemi shqetësime, përsëri kemi probleme në të cilat ne duhet të reflektojmë të gjithë së bashku", theksoi ministri Klosi.

Ministri vuri në dukje se janë të tre parimet bazë "me të cilat ne duam të zhvillojmë turizmin dhe sigurinë e një turizmi cilësor në vitin për të cilin flasim që ka të bëjë me sigurinë nëpër plazhe, ka të bëjë me pastërtinë në plazhe dhe ka të bëjë me realizimin e mikpritjes në plazhet tona". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore