OKB, Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për mbrojtjen e fëmijëve në konfliktet e armatosura

2018-07-10 11:11:53 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri të hënën një rezolutë, duke dënuar fuqishëm rekrutimin dhe përdorimin e fëmijëve nga palët e armatosura në konfliktit dhe shkeljen e së drejtës ndërkombëtare, siç janë gjymtimi, ngacmimet seksuale dhe rrëmbimi i fëmijëve në konflikte të armatosura.

Rezoluta kërkon që të gjitha vendet anëtare të OKB-së të hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që kryejnë krime kundër fëmijëve, si gjenocidi, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Rezoluta u kërkon vendeve anëtare të OKB-së të marrin në konsideratë mjetet jo gjyqësore për fëmijët e lidhur me grupet e armatosura. Rezoluta gjithashtu thekson rëndësinë e sigurimit që fëmijët të vazhdojnë të marrin shërbime bazë si arsimi dhe kujdesi shëndetësor, gjatë dhe pas konfliktit, si dhe u kërkon palëve në konflikt që të lejojnë fëmijët të marrin ndihmë humanitare.

Sipas raportit vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për fëmijët dhe konfliktet e armatosura, në vitin 2017, OKB-ja ka konfirmuar më shumë se 21 000 shkelje të të drejtave të fëmijëve në zonat e konfliktit, shumë më të larta se 155 000 raste të regjistruara në vitin 2016.(Zhan Dian/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore