Video/  Prodhuesi i smartfonave "Xiaomi" debuton në Bursën e Hong-Kongut

2018-07-09 17:08:15 CRI Komenti juaj Printoni

Prodhuesi kinez i smartfonave "Xiaomi" debutoi të hënën në Bursën e Hong-Kongut, duke u bërë kompania e parë që zbaton të drejtat e ponderuara të votimit me aksione të ndara në dy kategori, pas reformës më të madhe të regjistrimit në Bursën e Hong-Kongut në 25 vjet.

"Duam të falënderojmë Bursën e Hong-Kongut dhe Komisionin Rregullator të Letrave me Vlerë të Hong-Kongut", tha Lei Jun, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë "Xiaomi", në ceremoninë e regjistrimit.

Lei tha se pa novacionin në tregun e kapitaleve në Hong-Kong, do të ishte e vështirë që "Xiaomi" të listohej atje. Ai shprehu bindjen se në të ardhmen do të shtohen kompanitë e internetit me cilësi të lartë që do të regjistrohen në Bursën e Hong-Kongut.

"Xiaomi" është një kompani interneti e përqendruar në prodhimin e smartfonave dhe të harduerëve të mençur të lidhur me një platformë të Internetit të Gjërave. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore