Largimi i Xi Jinping-ut nga fshati Liangjiahe

2018-07-06 15:51:49 CRI Komenti juaj Printoni

 


Jashtë shpellave-shtëpi tradicionale të provincës Shaanxi, po qëndronte një djalë 14 vjeç shumë i hollë, i veshur me rroba të leckosur, me emrin Wu Hui. Ai ishte nxënës i shkollës 9-vjeçare të fshatit Liangjiahe dhe vetëm një vit më i vogël se Xi Jinping-u.

Ishte koha më e ftohtë e dimrit dhe shpellat-shtëpi ishin shumë të ftohta, si depo akulli. Të rinjtë e arsimuar që banonin në to e pyetën Wu Hui-në nëse mund t'i ndihmonte për të ndezur sobën nën shtrat. Wu tha se po.

Më vonë, Wu Hui u bë mysafir i shpeshtë i shtëpisë së të rinjve të arsimuar. Nëse ata nuk kuptonin ndonjë fjalë të d

ialektit të provincës Shaanxi, e pyesnin Wu Hui-së për t'ua shpjeguar. Roli i "përkthyesit" e shtoi vetëbesimin e Wu Hui-së. Atij i pëlqenin edhe librat që mbanin të rinjtë e arsimuar në banesën e tyre.

Libri i parë që u mori hua Wu Hui ishte "100 mijë arsyet", i cili i përkiste Xi Jinping-ut. Ky libër hapi një dritare të re për Wu Hui-n për të njohur botën e jashtme. Ai ishte shumë i etur për të lexuar libra.

Pasi lexoi librin "100 mijë arsyet", Wu Hui mori hua libra të tjerë nga Xi Jinping-u, si "Romanca e Tre Mbretërive", "Nëna", "Doni i Qetë" etj. Ai ndjeu sinqeritetin e të rinjve të arsimuar si Wang Yansheng-u e Lei Pingsheng-u dhe natyrën modeste e shpirtin praktik të Xi Jinping-ut.

Nën ndikimin e Xi-së, Wu mori më shumë njohuri nga leximi i librave të ndryshëm, gjë që ia shtoi vendosmërinë për të ndjekur universitetin.

Në vitin 1973, Wu Hui dhe Xi Jinping-u aplikuan së bashku për studime universitare. Wu Hui u pranua në Shkollën Pedagogjike të Yanan-it. Kur Wu Hui nisi studimet, Xi Jinping-u i dhuroi triskën e vet të drithërave prej 15 kilogramësh dhe një xhup blu me jakë leshi. Xi Jinping i tha: "Merre këtë xhup, që mund ta veshësh si rrobë dhe ta përdorësh si jorgan."

Pas diplomimit, Wu Hui punoi përkatësisht në zyrën e mësimdhënies të distriktit Yanchuan, shkollën e mesme të Yuju-së, drejtorinë e arsimit të qytezës Yongping-ut dhe në shkollën e mesme të Yongping-ut. Ai punoi me zell në këto institucione të arsimit dhe u përpoq për rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Me përpjekjet e tij, shkolla e mesme e Yuju-së u bë një ndër shkollat më të mira të qytezës Yanchuan. Ai inkurajoi investimet shoqërore në shkollë për përmirësimin e kushteve arsimore, duke e ndryshuar plotësisht shkollën e mesme të Yongping-ut. Kudo ai punonte, Wu Hui fliste pak dhe bënte shumë.

Në vitin 2014, para daljes në pension, Wu Hui shkoi i vetëm në shkollë. Ai pa çdo kënd të shkollës dhe nuk dëshironte të largohej nga vendi i punës. Wu Hui kishte lexuar në të kaluarën një libër, ku ishte kjo shprehje: "Jeta e tij njeriu duhet të kalojë kështu: në fund të jetës, kur i hedh sytë të kaluarës, nuk do t'i vijë keq se e çuar kot jetën e vet, nuk do t'i vijë turp për mosarritjet në jetën e tij..." Wu Hui mendoi se ai nuk ishte i zhgënjyer nga jeta e vet!

Por Xi Jinping-u, që mori pjesë në provimet e pranimit në universitet në të njëjtin vit me Wu Hui-n, nuk u pranua nga Universiteti Tsinghua. Pas dy vjetësh, në vitin 1975, Universiteti Tsinghua i ofroi dy vende Yanan-it. Xi Jinping përfitoi përsëri për të aplikuar dhe më në fund u pranua nga Universiteti Tsinghua. Po afrohej dita e fillimit të universitet dhe Xi Jinping-u ishte i zënë me punët administrative në fshat e po mendonte për zëvendësuesin e tij si sekretar i Partisë i fshatit.

Shi Chunyang-u ishte një njeri shumë i ndershëm dhe ishte zgjedhur në krye të brigadës së prodhimit të fshatit. Xi Jinping propozoi që detyrën e tij ta merrte Shi Chunyang-u dhe në një mbledhje të anëtarëve të Partisë, Shi u zgjodh në mënyrë unanime sekretar i degës së Partisë të fshatit. Shi Chunyang-u tha:"Të tërë fshatarët kanë besim te Xi Jinping-u. Për shkak se ai më propozoi për këtë punë, të tjerët më dhanë votat."

Shi Chunyang kurrë nuk do ta harrojë rrugëzgjidhjen që i dha Xi Jinping-u një problemi.

Pasi Xi Jinping-u ishte zgjedhur sekretar i Partisë i brigadës së fshatit, kjo brigadë mori një ndihmë në drithëra. Anëtarët e brigadës hynë në një konflikt shumë të madh për shpërndarjen e këtyre drithërave. Xi Jinping-u e kuptoi se të gjithë po përballeshin me vështirësi jetese dhe propozoi: "Le të shkojmë në çdo familje për të parë sa drithëra kanë mbetur. Mund të kuptojmë shumë shpejt se kush duhet të marrë më shumë dhe kush më pak."

Nga ora 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditës tjetër, Xi Jinping-u së bashku me të gjitha anëtarët e brigadës shkuan në çdo familje fshatare, për të ditur saktë se sa drithë u kishte mbetur. Pas hetimit të hollësishëm, të gjithë anëtarët e brigadës nuk kishin mosmarrëveshje për mënyrën e shpërndarjes së drithërave.

Shi Chunyang-u e mban thellë në kujtesë këtë ngjarje. Ai tha: "Ky veprim i shpejtë dhe i vendosur shmangu mundësinë e spekulimeve. Çdo person ka dëshirë për përfitim vetjak. Si mund të garantohet besimi i masave popullore për shpërndarjen e përfitimeve? Duhet të gjejmë metodat e përshtatshme të pranuara nga të gjithë."

7 tetori i vitit 1975 është data e largimit të Xi Jinping-ut nga fshati Liangjiahe. Në mëngjesin e asaj dite, kur ai hapi derën e shtëpisë, oborri dhe rrugët e fshatit ishin mbushur me njerëz që kishin dalë ta përcillnin: të rritur, fëmijë, të moshuar. Kishte dalë i gjithë fshati. Shumë fshatarë mbanin hurma dhe elb në dorë për ta përcjellë Xi Jinping-un. Atij iu mbushën sytë me lot. Fshatarët e përcollën Xi Jinping-un për më shumë se 5 kilometra.

Pas shumë vitesh, Xi Jinping-u e rishikon jetën e tij në Liangjiahe me ndjenja të thella. Sipas Xi Jinping-ut, përvoja e punës në fshatin Liangjiahe është një pikë e rëndësishme kthese e jetës së tij. Ai tha: "Qëndrimi me njerëzit e thjeshtë më solli forcë dhe qetësi. Provinca Shaanxi është vendi i origjinës sime, ku krijova besimin e patundur për t'i shërbyer popullit. Atë vit u largova nga Liangjiahe, por e lashë zemrën time këtu."

Pas largimit të Xi Jinping-ut, Shi Chunyang nuk reshti së menduari për administrimin e efektshëm. Ai zbuloi se, në periudhën e mungesave materiale, kyçi i administrimit të efektshëm duhet të jetë barazia, po në periudhën e zhvillimit ekonomik, administrimi i efektshëm duhet të fokusohet te nxitja e mëtejshme e këtij zhvillimi. Si mund të arrihet kjo? Shi Chunyang-u paraqiti planin e zhvillimit të sektorit të kultivimit të mollëve në Liangjiahe.

Më 13 shkurt të vitit 2015, Xi Jinping-u u kthye në fshatin Liangjiahe për të parë banorët dhe miqtë e tij të vjetër. Kur dëgjoi se fshatarët kishin mbjellë mollë në male, ai shkoi menjëherë për t'i parë. Shi Chunyang-u i tregoi: "Për të mbjellë një kopsht me mollë prej një mu (666.7 metra katrorë), duhet të shpenzohen mbi 1 mijë juanë për pesticide dhe plehra kimike çdo vit. Pas pesë vjetësh, mollët e këtij kopshti mund të shiten në treg dhe mund të nxirren të ardhura prej disa mijë juanësh në vit. Pas disa vitesh të tjera, mollët e kopshtit do të rriten më shumë dhe të ardhurat e këtij kopshti mund të arrijnë në mbi 20 mijë juanë në vit."

Duke dëgjuar shpjegimet e Shi Chunyang-ut dhe duke parë kopshtet me mollë në male, Xi Jinping qeshi dhe e vlerësoi lart Shi Chunyang-un për planin e tij për rritjen e mollëve.

Në vitin 2014, më shumë turistë erdhën në fshatin Liangjiahe. Në këtë fshat ka filluar zhvillimi i sektorit të turizmit kulturor. Më 1 maj të vitit 2015, në Liangjiahe u krijua Kompania e Zhvillimit të Turizmit Kulturor Rural. Shi Chunyang-u ftoi specialistë për të hartuar rregulloren e kompanisë dhe për të formuar sistemin e menaxhimit të saj. Fshatarët u bënë punonjësit e kompanisë dhe mbi 60 % e tyre janë punësuar pranë shtëpive të veta.

Po vazhdon koha e zhvillimit. Historitë e administrimit të efektshëm nuk mbaruan këtu. Le të presim vazhdimin e tyre. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore