Rouhani: Paketa e propozimeve të BE-së mbi marrëveshjen bërthamore është "zhgënjyese"

2018-07-06 10:56:09 CRI Komenti juaj Printoni

(Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani)

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani u shpreh të enjten se paketa e propozimeve të paraqitura nga BE-ja, nuk siguron interesat e Iranit në marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore të vitit 2015.

"Fatkeqësisht, kjo paketë propozimesh nuk përfshin masa praktike dhe strategji specifike për bashkëpunim", u shpreh Rouhani gjatë bisedës telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, njoftoi Agjencia iraniane e Lajmeve "IRNA".

Rohani shtoi se këto propozime përfshijnë përmbajtje të përgjithsme të BE-së, të cilat u publikuan më parë. "Ne prisnim një plan të detajuar nga 3 vendet europiane, Gjermania, Franca dhe Britania", theksoi presidenti iranian.

Nga ana e saj, Merkel konfirmoi se paketa e propozimeve e BE-së përmban disa parime dhe përgjithësime, duke shtuar se duhet të zhvillohen bisedime të vazhdueshme për të përcaktuar detajet. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore