Fluturimet çarter, trefishohet numri i pasagjerëve

2018-07-06 10:55:05 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i pasagjerëve të fluturimeve çarter për muajin maj 2018 ka shënuar trefishim të fluturimeve, që në përqindje shkon në 204.92%.

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) bëri të ditur në buletinin mujor të qershorit se ky fluks në rritje është si rrjedhojë e numrit të lartë të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë.

Potencialet turistike shqiptare dhe risitë në zhvillimin e infrastrukturës dhe projekteve për diversifikimin e ekonomisë, po e bëjnë vendin tonë gjithnjë e më tërheqës dhe interesant jo vetëm për vizitorët dhe turistët e përhershëm, por edhe për ata që vijnë për herë të parë në Shqipëri. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore