Li Keqiang-u takohet me Edi Ramën

2018-07-06 22:01:40 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten pasdite sipas orës vendore, kryeministri kinez Li Keqiang që ndodhet për vizitë në Bullgari, u takua në Sofje me kryeministrin shqiptar Edi Rama, që do të marrë pjesë në takimin e 7-të të udhëheqësve të Kinës e të vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Gjatë takimit, Li Keqiang-u tha se tani marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh kino-shqiptar po zhvillohen mbarë. Vitin e ardhshëm do të jetë 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve. Kina dëshiron të shpejtojë ndërthurjen e strategjive të zhvillimit me Shqipërinë për t'i çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri.

Kreu i qeverisë kineze u shpreh se Kina dëshiron të thellojë bashkëpunimin konkret me Shqipërinë në bazë të respektit të ndërsjellë. Kina do të importojë më shumë produkte bujqësore shqiptare me cilësi të mirë, do të zhvillojë bashkëpunimin me palën shqiptare për ndërtimin në Shqipëri të qendrës së demonstrimit të makinerive bujqësore, do të forcojë bashkëpunimin dypalësh në fushën e burimeve ujore e të parandalimit të fatkeqësive natyrore dhe do të thellojë shkëmbimet dypalëshe arsimore, kulturore e rinore. Pekini i inkurajon kompanitë kineze të investojnë në Shqipëri për të sjellë përfitime për të dy palët.

Nga ana e tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se, vitet e fundit, marrëdhëniet shqiptaro-kineze kanë përparuar pandërprerë dhe e ardhmja e bashkëpunimit dypalësh është shumë e gjerë. Pala shqiptare shpreson që bashkë me palën kineze të realizojë më tej konsesusin e bashkëpunimit, të thellojë bashkëpunimin dypalësh në fushën e bujqësisë e të makinerive bujqësore, të burimeve, të porteve etj., duke thelluar më tej bashkërendimin në kuadër të bashkëpunimit "16+1". (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore