Afrikë e Jugut, mbahet seminari i BRICS-it mbi qeverisjen 2018

2018-07-05 11:20:10 CRI Komenti juaj Printoni

Seminar i BRICS-it mbi qeverisjen 2018 u organizua të mërkurën sipas orës vendëse në Afrikën e Jugut. Dhjetra përfaqësues nga 5 vende të BRICS-it shkëmbyen mendimet dhe diskutuan mbi të mësuarit reciprok dhe njohuri të qeverisjes.

(Zv-drejtori i Zyrës së Lajmeve të Këshillit të Shtetit të Kinës Guo Weiming )

Në fjalimin e tij, zv-drejtori i Zyrës së Lajmeve të Këshillit të Shtetit të Kinës Guo Weiming tha se pas Kongresit të 18-të të PKK-së Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës me shokun Xi Jinping në qendër zbaton filozofinë "populli në qendër" dhe prioritet në punën është dëshira e popullit për një jetë më të mirë. Ideja që populli është më i rëndësishëm zbatohet në qeverisje dhe nxitet zhvillimi i vazhdueshëm i socializmit me karakteristika kineze dhe arritja e rezultateve historike të çështjeve të partisë dhe të vendit. Gjithashtu u paraqit Mendimi i Xi Jinping-ut për Socializimin me Karakteristika Kineze në Epokën e Re dhe nisi fusha e re e qeverisjes së Kinës.

Guo shtoi se tani bota ndodhet në një kohë ndryshimesh e rregullimesh të mëdha si dhe përballet me destabilitet dhe pasiguri të dukshme. Presidenti Xi Jinping prezantoi që të ndërtohet bashkësia e fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të tipit të ri. Epiqendra e konceptit të ndërtimit të një komuniteti fatesh të përbashkët të njerëzimit është populli në qendër. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore