Britani: Dy persona shtrohen në spital pas helmimit me agjent nervor "Novichok"

2018-07-05 11:06:16 CRI Komenti juaj Printoni

Policia britanike njoftoi të mërkurën se dy personat e raportuar javën e kaluar se kishin pasur kontakt me agjentin nervor në qytetin Amesbury të Wiltshire-t të Britanisë, ndodhen ende në koma.

Sipas policisë londineze, incidenti ndodhi më 30 qershor dhe të prekurit janë dy shtetas britanikë një mashkull dhe një femër. Vendndodhja është 11 kilometra nga qyteti Salisbury, ku ish-agjenti rus Sergei Skripal dhe e bija Yulia Skripal u helmuan me gazin nervor "Novichok". Policia nënvizoi se agjenti nervor që preku dy qytetarët britanikë është i njëtë me atë që helmoi Sergei-n dhe të bijën e tij.

Dy të helmuarit janë në gjendje kritike. Deri më tani nuk ka dëshmi për ndonjë vizitë të tyre në qytetin Salisbury dhe lidhjen mes dy incidenteve. Në hetim është përfshirë Departamenti britanik kundër terrorizmit. (Wang Xianya/Foto nga CFP)

Mrekulli
Lajmet Kryesore