Koreja e Jugut dhe e Veriut bisedojnë për mbrojtjen e pyjeve

2018-07-05 10:45:00 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut zhvilluan të mërkurën në "Shtëpinë e Paqes" bisedime për bashkëpunimin në fushën pyjore, në anën e Koresë së Jugut të fshatit kufitar, Panmunjon. Bisedimi synon të nxitë bashkëpunimin mes dy Koreve për mbrojtjen e pyjeve dhe kontrollin e dëmtuesve.

Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut bëri të ditur se fokusi i bisedimeve të së mërkurës ishte vështrimi i përbashkët për gjendjen e tanishme të pyjeve në Korenë e Veriut, mësimi i teknologjisë pyjore, ndërtimit të fidanishtes etj. Të dyja palët u përfaqësuan me nga 3 pjesëmarrës.

Më 1 qershor u zhvilluan bisedimet e nivelit të lartë midis të dy Koreve në "Shtëpinë e Paqes" në Panmunjon në anën e Koresë së Jugut. Të dyja palët ranë dakord për zbatimin konkret të Deklaratës së Panmunjom-it dhe për masat e ardhshme. Ata ranë dakord për zhvillimin e bisedimeve grupore mbi sektorin hekurudhor, autostradat, pyjet dhe fusha të tjera. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore